Lajme

Konjufca: Njeriu kryesor i drejtësisë nga shtatori e ka dosjen për bandat në veri dhe nuk vepron

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Gluk Konjufca ka hedhur akuza në drejtim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Sipas Konjufcës, ai e ka dosjen për bandat në veri të vendit por që i njëjti nuk vepron.

“Kam info të sakta, që njeriu kryesor i sistemit të drejtësisë sot, prej muajit shtator të vitit të kaluar e ka dosjen e plotë të bandave kriminale të veriut, asnjë veprim fare, asnjë veprim. Njeriu kryesor i drejtësisë, ai që po dëshiron të jetë kryeprokuror”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se Isufaj e ka gjithë dosjen me fakte.

Lexo edhe:
Prokuroria Speciale i kundërpërgjigjet Konjufcës

“Një vit e tre muaj, 15 muaj e ka në tavolinë, dosjen voluminoze, me krejt emrat e krejt fotografitë e incizimet, e personave që janë kryesorit, që e bëjnë organizimin e krimit në veriun e Kosovës. Dosjen e ka, po të garantoj e ka prej shtatorit të vitit të kaluar, me të gjitha eksponentët, me të gjitha detajet. Pse? Atë zotnin duhet ta thërrisni në emision dhe ta pyetni”, ka vijuar Konjufca në RTV Dukagjini.

Më tutje Konjufca ka thënë se e njëjta zyre sipas tij kishte marrë vendim për tërheqjen e urdhërit të arrestit për Milan Radojçiq, i cili sipas të parit të legjislativit, është “shefi i bandave në veri”.

/Shqip.com