Lajme

Konjufca: Nëse krijohet “Zajednica” në Kosovë, nuk kemi më çka të mbrojmë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke folur për dialogun me Serbinë dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumica Serbe, tha se situata ka ndryshuar me ardhjen e Vetëvendosjes në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

“Kosova nuk pranon më strategji siç kanë ndodhur prej vitit 2011, e që quhen ‘teknika e sallamit’. Ka marrë fund më 14 shkurt të vitit të kaluar, me ardhjen e VV-së në Qeveri, pra ka marrë fund çdo gjë”, tha Konjufca për transmetuesin publik.

“Nëse zvarritet procesi duke i mbrojtur interesat tona, ne fitojmë, e nëse për hir të përshpejtimit do të humbim shumë, fokusi jonë është se çka do të mbrojmë dhe çka nuk do të lëshojmë pe. Me Serbinë jemi të hapur të diskutojmë, tërë ditën, tërë javën, duhet ta dimë se çka do të mbrojmë. Nëse krijohet “Zajednica” në Kosovë, nuk kemi më çka të mbrojmë, nuk na mbetet asgjë çka të mbrojmë”, tha kryetari i Kuvendit.

“Nuk kemi interes të diskutojmë për asgjë. Nuk kemi interes fare të bisedojmë për këtë temë”, u shpreh ai./Shqip.com