Lajme

Konjufca: Mirë që u shkarkua ekipi menaxhues

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk pret marrëveshje me Serbinë, derisa ajo të jetë hegjemoniste dhe brenda koordinatave të kohës së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Konjufca tha se qëndrimet e palëve për sa i përket çështjes së Asociacionit janë diametralisht të kundërta, teksa shtoi se ajo çka është e mundshme për Kosovën për themelimin e këtij mekanizmi pa kompetenca ekzekutive, është e papranueshme për Serbinë.

Sa është Serbia kështu hegjemoniste dhe brenda koordinatave le të themi kleronacionalizmit të kohës së Millosheviqit të viteve ‘90-ta, unë nuk pres zgjidhje në kuptimin e një marrëveshjeje me Serbinë. Marrëveshja me Serbinë bëhet kur të ndryshojë Serbia, jo me këtë Serbi aktuale e cila është”, është shprehur Konjufca për KP.

Ai foli edhe për shkarkimin e ekipit menaxhues të cilët e kanë hartuar draft-statutin e Asociacionit që u prezantua në Bruksel, duke thënë se Kosova bëri “shumë mirë” që e shkarkoi atë ekip.

“Prezantuan një Asociacion i cili është ‘Republikë serbe’ në Kosovë dhe shumë mirë që u shkarkuan”.

/Shqip.com