Lajme

Konjufca lajmërohet nga Haga, kur pritet të takohet me Thaçin?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pritet që sot të vizitojë në Hagë ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga ana e këshilltarit të tij, Ilir Kërçeli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj” ka shkruar Kërçeli.

Kërçeli ka shtuar se ata besojnë se lufta e UÇK-së është e pastër.

“Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani” ka shtuar Kërçeli.

Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tone ka thënë më tutje Kërçeli/Shqip.com