Lajme

Konjufca përsëri i adresohet Komisionit të Venecias

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, glauk Konjufca gjatë takimit vitrual me Koordinatoren e OKB-së, Ulrika Richardson

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i është adresuar sërish Komisionit të Venecias për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Konjufca tha se këtë projektligj e ka çuar në Komisionin e Venecias me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë projektligj.

“Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, dje i jam drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj”, ka shkruar Konjufca.

Tutje, ai e ka falënderuar Grupin Punues, duke thënë se po bëhet një punë e mirë në luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Falënderoj secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Konjufca.

/Shqip.com