Lajme

Konjufca është pro që të anulohet fushata zgjedhore për shkak të situatës me pandeminë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë që fushata zgjedhore do të duhej të anulohet për shkak të situatës me pandeminë.

Madje ai beson që edhe zgjedhjet duhet të shtyhen për shkak të situatës.

Lexo edhe:
Prishtinë: Vdes një mësuese si pasojë e COVID-19

View Post

“Logjika më thotë se zgjedhjet duhet të shtyhen, pasi virusi mund të përhapet më shumë dhe në mes të nëntorit të kemi situatës sikur tash kur e kishim pikun”, theksoi ai.

Në T7, Konjufca theksoi se është pro idesë së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, që të zvogëlohet kohëzgjatja e fushatës.

Kryeparlamentari foli edhe për situatën me pandeminë, ku tha se është “tragjedi kombëtare”.

Ndërsa, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, deklaroi se duhet të përsëritet fryma e 14 shkurtit.

“Nuk plotësohet ndryshimi pa zgjedhjet lokale”, theksoi ai. /Shqip.com