Lajme

Konjufca: Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë edhe njëherë se marrëveshja finale me Serbinë duhet ta ketë njohjen reciproke.

Këtë deklarim ai e bëri gjatë një takimi me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Po ashtu me ambasadorin Tomáš Szunyog, Konjufca ka biseduar edhe për zhvillet tjera politike.

Konjufca dhe ambasadori Szunyog shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij. ​

/Shqip.com