Lajme

Konfiskohen mbi 80 kg heroinë – Prokuroria, Policia dhe Dogana thërrasin konferencë të jashtëzakonshme

Policia e Kosovës / Foto: Visar Loku

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Policia si dhe Dogana e Kosovës, pritet të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme sonte në ora 20:00.

Konferenca sipas njoftimit të prokurorisë do të mbahet në Terminalim Doganor në Han të Elezit.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media në Terminalin Doganor në Han të Elezit. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Në anën tjetër, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se janë konfiskuar 83.5 kilogram heroinë.

“Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroinë më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”, pa dhënë detaje tjera./Shqip.com