Lajme

Konfiskohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Para\Ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur që të konfiskojë mbi 30 mijë euro të padeklaruara.

Kjo është bërë pas një kontrolli në fshatin Bistricë.

“Me datën 22.01.2023 rreth orës 00:28 Njësia Speciale Operative përderisa po realizonin një pikë kontrolli në fshatin Bistricë kanë ndaluar veturën Skoda ngjyrë e zezë me targa të huaja me vozitës M.R (2003) shtetas I Serbisë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu sipas njoftimit nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat. Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com