Lajme

Konfiskohen mbi 30 kg substancë narkotike, arrestohet i dyshuari

Konfiskohen mbi 30 kg substancë narkotike, arrestohet i dyshuari
Konfiskohen mbi 30 kg substancë narkotike, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ishte përfshirë në vepra penale.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës bën të ditur se pas kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur mbi 30 kg substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, më 05.04.2023, rreth orës 15:00, gjatë trajtimit të një informate, kanë arritur ta lokalizojnë e më pas ta arrestojnë një person nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale. Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me që rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës. Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta, në të cilat, kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë”, thuhet në komunikatë.

Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

/Shqip.com