Lajme

Konfiskohen 272 pajisje të kriptovalutave në Leposaviq

Pajisjet e konfiskuara për prodhim të kriptovalutave.

272 pajisje për minimin e kriptovalutave janë konfiskuar mëngjesin e së shtunës në fshatin Trebice të Leposaviqit, përcjell Shqip.com.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se ky aksion është zhvilluar nga Policia e Kosovës pas kërkesës së Doganave të Kosovës.

Konfiskimi i pajisjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se gjatë këtij aksioni, është arrestuar një person.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave. Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente”, shkroi ndër tjerash Sveçla.

Tutje, ai theksoi se aksione të tilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Lexo edhe:
Ndalohet prodhimi i kriptovalutave në Kosovë

Ndryshe, gjatë kësaj jave, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në vend, për shkak të kursimit të energjisë elektrike./SHQIP.com