Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Serbi
Në Serbi është regjistruar rasti i parë i konfirmuar i lisë së majmunit
Këtë e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik i Sërbisë.
Siç raporton Danas, këtë sëmundje e ka sjellë një person që ka hyrë nga jashtë.
Rasti thuhet se është diagnostikuar dhe trajtuar terapeutikisht.
Diagnostifikimi laboratorik është kryer në Institutin për Virologji, Vaksina dhe Serume “Torlak”.
Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë ka kryer hetim epidemiologjik të rastit dhe kanë kryer të gjitha masat e evidentimit, testimit, raportimit dhe kontrollit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit.
Kurse, në Kosovë ka pasur dyshime për një rast me këtë sëmundje, por që pas testimeve ka rezultuar të jetë negativ.
Rasti i parë i lisë së majmunëve jashtë Afrikës, kontinentit ku zakonisht shfaqet sëmundja, u regjistrua në fillim të majit.
Në Evropë, lija e majmunëve është identifikuar në Austri, Belgjikë, Republikën Çeke, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani,Mbretërinë e Bashkuar e vende të tjera.
Përveç këtyre vendeve, raste të lisë së majmunit kanë regjistruar edhe Australia, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara./Shqip.com