Lajme

Konfirmohet për Shqip.com lirimi i të dyshuarit për “Sulmin seksual” ndaj alpinistes

Flori Beqiraj, i dyshuari për sulmin seksual ndaj alpinistes, Mrika Nikçi, është liruar nga paraburgimi, një javë pasi që i është ngritur aktakuza.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënsja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Për Shqip.com, ajo ka thënë se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka parashtruar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit dhe sot me datë 29 nëntor, të njëjtit i ka skaduar masa e paraburgimit.

Sipas saj nga sot Flori Beqiraj do të mbrohet në liri.

Kurse, rreth ngritjes së aktakuzës, ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Pas përfundimit të veprimeve hetimore, prokurori i shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.B për veprën penale “Sulm seksual”.

Aktakuza është ngritur në fund të javës së kaluar”, ka thënë për Shqip.com, Shkodran Nikçi.

Më 30 shtator, alpinistja Mrika Nikçi pati publikuar videon që shfaqte momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.

Më 1 tetor, Gjykata Themelore në Pejë i pati caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Flori Beqiraj, i cili sulmoi seksualisht Nikçin.

/Shqip.com