Lajme

Komuna e Prishtinës vjen me një njoftim për qytetarët e saj

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga ora 08:00 e ditës së nesërme pritet të fillojë një javë testuese në ndryshimin e rrugës njëkahore në hyrje të Prishtinës.

“Ju njoftojmë se nga nesër, me datë 08 prill 2022, nga ora 08:00, do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës

Po ashtu janë bërë të ditur fotografitë për tu informuar më saktësisht për vendndodhjen e kësaj rruge.

Foto nga Komuna e Prishtinës

Foto nga Komuna e Prishtinës