Lajme

Komuna e Prishtinës me aktivitet për nder të Deklaratës së Kushtetutshmërisë të 2 korrikut

Për nder të 2 korrikut, Deklaratës së Kushtetutshmërisë,  Komuna e Prishtinës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë një aktivitet kulturor.

“Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë”, është aktiviteti më i ri kulturor që Komuna e Prishtinës organizon për qytetarët e saj.

“Si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike, kjo festë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë aktiviteteve të llojit të tillë”, thuhet në njoftim.

Aktiviteti pritet të nis në ora 12:00 sipas njoftimit. Pastaj është bërë e ditur se në ora 18:00 dhe në ora 19:35 do të ketë muzikë e cila pritet të vazhdojë edhe në ora 20:45 minuta.

Ky aktivitet pritet të mbahet në rrugën “2 Korriku”./Shqip.com