Komuna e Klinës nuk e mban premtimin, premia për rikthimin e Dukagjinit në Superligë ende nuk është kryer
KF Dukagjini është njëra nga tri klubet që ka siguruar kalimin në Superligën e Kosovës nga Liga e parë, shkruan Shqip.com.
Skuadra nga Klina arriti rikthimin në ligën elitare të Kosovës përmes ndeshjeve të barazhit, fillimisht ata mposhtën Flamurtarin, e pastaj në finale Trepçën ’89.
Për rikthimin në Superligë, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, u kishte premtuar një premi prej 60 mijë eurosh futbollistëve të klubit.
Këtë premitim ai e kishte për pas një vizite në stadiumin e klubit “18 Qershori”, në prag të ndeshjes finale kundër Trepçës ’89.
Por, edhe pasi kanë kaluar dy muaj nga ajo ditë, premtimi ende nuk është realizuar.
Mbetët të shihet në ditët në vazhdim nëse ky premtin nga i pari i Klinës do të plotësohet.
Megjithatë, Dukagjini duket se është një klub mirë i organizuar, pasi në radhët e veta ka arritur të transferojë lojtarë kualitativ si: Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti, Jean Carrioca e të tjerë./Shqip.com