Komuna e Istogut nis rrënimin e objekteve të vjetra
Komuna e Istogut ka nisur rrënimin e objekteve të vjetra të cilat cilësohen të rrezikshme për qytetarët.
Përmes një njoftimi për media nga kjo komunë, thuhet se rrëzimi i këtyre objekteve ka ardhur pas vlerësimeve të bëra nga zyrtarët komunal.
“Pas vlerësimeve të zyrtarëve komunal për rrënimin e objekteve të vjetra që paraqesin rrezik për qytetarët, Drejtoria e Inspeksonit të Komunës së Istogut sot ka nisur aksionin e rrënimit të “Mullirit të Vjetër” në Rakosh e cila po paraqet rrezik për jetën e qytetarëve e sidomos të fëmijëve të kopshtit “Gëzimi ynë” që gjendët pranë objektit në fjalë”, thuhet në njoftim.
Ecurinë e projektit nga afër e ka parë drejtori i Inspeksionit, Kushtrim Buleshkaj.
Sipas njoftimit të Komunës, Beleshkaj ka theksuar se në ditët në vijim do të rrënohen edhe objekte të tjera që përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.
/Shqip.com