Lajme

Komuna e Drenasit me marrëveshje për trajtimin e qenve endacakë

Ilustrim

Komuna e Drenasit ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për trajtimin e qenve endacak.

Marrëveshja është nënshkruar me fondacionin StrayCoco dhe kjo është bërë e ditur nga Komuna e Drenasit në një njoftim për publikun.

“Komuna e Drenasit dhe Fondacioni StrayCoco nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për trajtimin e qenve endacakë. Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Gjoshi-Krapi, pritën në takim përfaqësuesit e Fondacionit StrayCoco ku edhe nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për trajtimin e qenve endacakë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Megjithatë, Komuna e Drenasit ka edhe një sqarim lidhur me këtë marrëveshje të arritur.

Qëllimi i lidhjes së kësaj marrëveshje është realizimi i projektit për trajtimin human të qenve endacakë në territorin e Komunës së Drenasit e që për impakt do të ketë zvogëlimin e numrit të tyre, me qëllim të evitimit të rreziqeve të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Tutje, thuhet se në kuadër të kësaj marrëveshje, të gjithë qytetarët mund të bashkëpunojnë me Fondacionin StrayCoco, përkatësisht përmes veterinarit në Drenas, Shaban Mehmeti për t’i trajtuar qentë endacakë.

/Shqip.com