Lajme

Komiteti i Senatit të SHBA: Populli i Shqipërisë po i tregon botës se çfarë do të thotë “BESA”’

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Bob Menendez,

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Bob Menendez, ka falënderuar shqiptarët që kanë pranuar t’i strehojnë përkohësisht refugjatët afganë.

Ai ka thënë se njerëzit e Shqipërisë edhe njëherë po ia dëshmojnë botës se çfarë do të thotë BESA

“E mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare që t’iu gjejë strehim të përkohshëm atyre që po ikin nga sulmi taliban në Afganistan.Njerëzit e Shqipërisë edhe njëherë po ia dëshmojnë botës se çfarë do të thotë BESA. E keni respektin tonë dhe ju faleminderit” ka shkruar Menendez në Twitter.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë pëlqimin e saj që t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e përkohshëm të një numri refugjatesh nga Afganistani.

Osmani tregoi se Qeveria e Kosovës e ka formuar një grup punues për këtë çështje, pas kërkesës amerikane.

Të njëjtim vendim e ka marrë edhe Qeveria e Shqipërisë, të dielën – për këtë ka shkruar edhe Reuters.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e pranoi se ka komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e SHBA-së për këtë krizë humanitare./SHQIP.com