Art Jetese

Kombinimet në trend për këtë pranverë

Stili personal, shpesh bën diferencën e modës dhe veshjeve.

Pavarësisht përmasave të trupit, disa stile të veshjeve mund të përdoren nga secila.

Shija dhe stili në veshje nuk varen fare nga numri i masës që keni. Dhe ka disa kombinime që e bëjne të duket bukur trupin e çdo gruaje dhe vajze, pavarësisht përmasave.

Pallto e gjatë dhe pantallona lëkure

Palltoja e gjatë me prerje të drejtë, shkon shumë me pantallonat e gjëra prej lëkure, të cilat gjatë këtij viti kanë gëzuar popullaritet të madh.

Kostum dhe body

Kostumi klasik me xhaketë dhe pantallona është bërë një pjesë e domosdoshme e gardërobës. Aleati kryesor i kostumit është body që ju jep formë më të hollë dhe ju bën të dukeni më elegante, shkruan Anabel.

Xhaketë oversize dhe xhinse të drejta

Xhaketat oversize do të jenë tejet në modë këtë sezon. Fokusohuni ndoshta që të keni një xhaketë jo shumë serioze për t’u kombinuar me xhinset.

Fustan i shkurtër dhe taka klasike

Kjo veshje rrit format dhe i krijon ato edhe aty ku nuk janë.