Kombinimet e duhura të veshjeve në fillim të pranverës
Publikuar:
(23.02.2022 21:14:38)
Ditët e para të pranverës, gjithmonë sjellin fustanet dhe fundet në gardërobë.
Ndër kombinimet më të mira të këtij sezoni, për të gjithë adhuruesit e modës, janë fustanet dhe çizmet e gjata apo të shkurtra.
Kjo veshje mund të jetë praktike, dhe të vishet kudo apo kurdo.
Disa nga këto kombinime i shihni edhe më poshtë.
Fustan i trikotuar dhe xhaketë lëkure
Stili retro, xhaketë me kuadratat
Një sarafan dhe çizme të shkurtra s’është kurrë kombinim i keq
Kambale, fustan me printe dhe xhaketë me ngjyrë të çelur
Fustan i ngushtë i gjatë dhe çizme me taka