Sport Shqiptar

KOK-u publikon listën e trajnerëve që përfitojnë bursa

Gjashtë trajnerë (tre nga xhudo, dy nga boksi dhe një nga atletika) kanë përfituar bursa për vitin 2023.

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës e ka miratuar listën e bursave olimpike për trajnerë.

KOK për herë të parë ka vendosur të mbështesë direkt edhe trajnerët, të cilët janë personat kryesorë në arritjen e rezultateve kulminante të sportistëve.

Përzgjedhja është bazuar në medaljet e deritashme të fituara në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Kampionatet Evropiane, Lojërat Evropiane, EYOF dhe Lojërat Mesdhetare. Të gjithë trajnerët janë duke ndjekur normën olimpike Paris 2024 me garuesit e tyre.

Lista përbëhet nga gjashtë trajnerë: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku (xhudo), Marjolla Sallauka e Besim Brahimi (boks) dhe Shaban Ramadani (atletikë).

Mbështetja totale për një vit për të gjithë trajnerët është 28 mijë euro.

/Shqip.com