Sport Ndërkombëtar

Koha për “El Clasico” – Real Madrid favorit në letër

Xavi dhe Anchelotti

Edhe një “El Clasico”, por kësaj here me shumë ndryshime.

Xavi Hernandez është stolin e trajnerit të Barcelonës, kurse Carlo Anchelotti është rikthyer në stolin e mbretërve.

Me fillim nga ora 20:00, në “King Fahd International Stadium”, “spektakli” do të fillojë.

Real Madrid

Real Madrid confirmed squad for Liverpool trip: Three B team players called  up, including former Tranmere youth star - Football Espana
Real Madrid

Në këtë takim mbretërit janë favorit në letër.

Të udhëhequr nga Carlo Achelotti – “mbretërit” janë duke i shkelur kundërshtarët në elitën e futbollit spanjoll. Kurse, në Ligën e Kampionëve e kanë mbyllur fazën e grupeve pa problem, si lider i grupit D.

“Galaktikët” gjenden në vendin e parë ta tabelës duke mos e rrezikuar për asnjë moment vendin e parë.

Madrilienët kanë arkëtuar 15-të fitore, kanë barazuar katër herë, kurse janë “gjunjëzuar” vetëm në dy ndeshje.

Si rezultat, kanë grumbulluar 49 pikë, pesë më shumë se Sevilla që gjendet në vendin e dytë.

Një tjetër statistikë e cila i favorizon “Los blancos” është fakti se kanë dominuar në ndeshjet e fundit.

Në tri takimet e zhvilluara në La Liga, të trijat kanë dalë fitues (1-3, 2-1, 1-2).

Gareth Bale dhe Mariano Diaz do të jenë mungesat e vetme të 13-të herë kampionëve të Evropës.

Barcelona

Four things we've learned about the new Barcelona team this summer - Barca  Blaugranes
FC Barcelona

Katalunasit po kalojnë sezonën më të dobët në dekadën e fundit.

Të udhëhequr nga Xavi Hernadez, kjo skuadër është në kërkim të indeditetit, ani pse vështirësitë nuk janë të vogla.

Nga Liga e Kampionëve u përshëndeten, Eurpaliga është realiteti i tyre i ri, por mirë nuk po qëndrojnë as në La Liga.

Tetë fitore, tetë barazime dhe katër humbje janë tregues pse Barca gjendet në vendin e gjashtë – me 32 pikë të grumbulluara.

Madje, kanë 17-të pikë më pak se Real Madrid që është lider dhe duket që këtë sezonë synim për ta do mbetet vetëm sigurimi i një bilete për në Champions.

Lajm i mirë në prag të kësaj ndeshje është fakti se nga lëndimet janë rikthyer Pedri Gonazales dhe Ansu Fati.

Teksa, po ashtu, i gatshëm është edhe transferimi i fundit, Ferran Torres – që pritet të jetë një “armë” shtesë për këtë ekip.

Për shkak të dëmtimeve, në këtë takim, Xavi nuk do mundet të llogarisë në  Sergi Roberto, Eric Garcia dhe Martin Braithwait do mungojnë për shkak të lëndimeve. /Shqip.com