Sport Shqiptar

Trepça ’89 emëron fushën sintetike “Erion Kajtazi”

Klubi mitrovicas Trepçës ’89 ka mbajtur ceremoninë e emërtimit të fushës me emrin e futbollistit të ndjerë, Erion Kajtazi.

89-shi të enjten ka emëruar fushën sintetike të futbollit “Erion Kajtazi” për ta kujtuar futbollistin nga Mitrovica që ishte pjesë e këtij klubi, shkruan Shqip.com.

Erion Kajtazi, i cili konsiderohej si njëri prej talenteve më me potencial në futbollin kosovar, vdiq javë më parë në fushën e futbollit.

E për ta nderuar dhe kujtuar atë, Trepça ’89 mori vendim për emërimin e fushës sintetike në emrin e tij.

Në ceremoninë e organizuar nga klubi mitrovicas, pati shumë të pranishëm, përfshirë edhe krerët e Komunës së Mitrovicës dhe ata të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Kampion çdo ditë do të jesh me neve”, ishte postimi i 89-shit në Facebook, ku publikoi disa fotografi të kësaj ceremonie dhe shihej emri Erion Kajtazi i fushës së futbollit.

/Shqip.com