Sport Ndërkombëtar

Klopp nuk është i kënaqur me sjelljen e Arthurit, i gatshëm ta ndërpres huazimin

Jurgen Klopp

Aventura e Arthur Melos në Angli nuk ka filluar si siç pritej.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me sjelljen e brazilianit dhe është i gatshëm ta ndërpres huazimin vetë pakë javë pas mbërritjes së mesfushorit në “Anfield”.

Reprezentuesi brazilian u transferua në Merseyside si huazim nga Juventusi në afatin kalimtar të verës në një lëvizje të fundit nga Reds për të zgjidhur krizën e tyre në mesfushë.

Disa lojtarë ishin të lënduar duke përfshirë Jordan Henderson, Thiago Alcantara, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave angleze, Arthur mund të jetë tashmë në rrugën e tij të kthimit në Torino pasi nuk arriti të impresiononte Klopp në stërvitje.

Mesfushori ka luajtur vetëm 13 minuta deri më tani këtë sezon që kur u bashkua me Reds./Shqip.com