Sport Ndërkombëtar

Klopp: Mane dhe Salah nuk pijnë alkool, të dy janë forcë e natyrës

Klopp, Salah dhe Mane

Jurgen Klopp ka lavdëruar dyshen Mohamed Salah dhe Sadio Mane pas rrugëtimit të tyre në “AFCON”.

Ai nuk kurseu lavdatat për dyshen në fjalë, teksa tha se – ata qëndrojnë në top formë sepse nuk pinë alkool.

“Ata nuk pinë alkool, prandaj ata ishin në formë ditën pas ndeshjes. Të dy janë forcë e natyrës, dhe shpresoj që do qëndrojnë kështu gjithmonë! Për Salah ishin vetëm disa ditë pushim [pas Kupës], Mane një javë pasi ishin disa festa ndërmjet që ishte në rregull, por jo, nuk jam i befasuar”, u shpreh Klopp.

Dyshja u kthyen në formacionin startues të Liverpoolit në fitoren në Burnley të dielën, pavarësisht shfrytëzimit të tyre në Kameroon, ku ata luajtën 7 ndeshje para se Senegali i Manes ta mposht Egjiptin e Salah në penallti në finale.

GW23 Captains: Back Salah and Mane for more Anfield joy
Mane dhe Salah

Të dy, me gjasë do të luajnë në ndeshjen e parë të Liberpoolit në të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve si mysafirë të Interit të mërkurën, dhe Klopp thotë se një nga faktorët kryesorë që i ka mundësuar dyshes të ri-kthehen shumë të freskët dhe shumë shpejtë është fakti se asnjëri nuk pinë alkool.

Trajneri gjerman, po ashtu foli edhe për ndeshjen ndaj Interi, të cilën e zhvillojnë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ai tha se “Interi është një ekip e klasës së parë, me lojtarë të klasës së parë dhe trajner të klasës së aprë. Me gjithë respektin ndaj ekipeve tjera, ata me gjasë do të jenë prapë ekipi më i mirë në Itali. Nuk mund të shihet tani në tabelë por ata duken stabilë, kanë kreativitet në fushë, janë mirë të organizuar, dhe kualiteti individual është i lartë”.

Sadio Mane's message to Mo Salah after goal shows Ian Wright was spot on  about dispute - Mirror Online
Mane dhe Salah

“The Reds” po kalojnë formë të mirë së fundmi dhe gjenden në vendin e dytë të Premierligës, me 54 pikë të grumbulluara.

Nëntë më pak se Manchester City që është lider në ishull.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka vetëm një humbje në 19 ndeshjet e fundit në të gjitha garat./Shqip.com