Lajme

Klinaku: Vendim i marrë në emër të popullit serb, e jo popullit shqiptar

Ushtruesi i detyrës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se vendimi i marrë nga Gjykata Speciale për verdiktin ndaj Salih Mustafën, është vendim i bazuar në dëshmitë dhe dëshmitarët e fshehur nga populli i Kosovës.

Tutje, ai ka thënë se vendimi është marrë në emër të popullit, por jo ne emër të popullit shqiptar, por atij serb.

“Vendim i bazuar në dëshmitarë të fshehur nga populli dhe vendim i marrë në emër të popullit. Në emër të populli serb ata mund të thirren, por jo në emër të popullit shqiptar. Edhe pse Kuvendi e ka krijuar një pseudo gjykatë e cila nuk merret fare me drejtësi e cila do të bëj dhe do të marrë vendime politike sepse po të ishte kjo Gjykatë siç ata trumbetojnë si e Kosovës, ne e dimë se si funksionojnë Gjykatat në Kosovë, ne e dimë se si japin dëshmitë njerëzit dhe e dimë se dëshmitarët nuk duhet të fshehën”, ka thënë Klinaku.

Lexo edhe:
Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale

Gjithashtu, ai ka thënë se kjo gjykatë është politike, me prokurorë e gjykatës politikë e rrjedhimisht merr edhe vendime politike.

“Gjykatë politike, vendim politik, gjykatës e prokurorë politikë, vendim i marrë mbi dëshmi të pushtuesit serb”, ka shtuar mes tjerash Klinaku.

/Shqip.com