Lajme

Klinaku: Poshtërsia tjetër e Gjykatës Speciale ndaj Salih Mustafës

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës.

Klinaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook e ka quajtur këtë vendim “poshtërsi e Gjykatës Speciale”.

Lexo edhe:
Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro zhdëmtim viktimave

Sipas tij, këto para duhet t’i paguaj gjykata, kjo siç u shpreh ai sepse po i konsideron viktima.

Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale: Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burg, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207,000 euro. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë. P.S – Le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për vehten e tyre”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

/Shqip.com