Lajme

Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro zhdëmtim viktimave

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa
Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa

Gjykata Speciale e ka urdhëruar Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta.

30 mijë euro do t’i marrë viktima numër “8”, 80 mijë euro viktima numër “9”, 60 mijë euro viktima “10”, nga 10 mijë euro viktimat “5”, “6” dhe “12”, 5 mijë euro viktima “11” dhe dy mijë euro viktima me numrin “13”.

Ndryshe, Sali Mustafa u dënua me 26 vjet burgim me akuzat për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto krimet dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash, në prill të vitit 1999.

Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte, ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, deklaroi gjyqtarja në momentin e shpalljes së dënimit.

Gjyqtarja ka deklaruar se dëshmitarët e Prokurorisë, ishin dëshmi të besueshme dhe të mbështetura.

Gjykimi filloi ka filluar më 15 shtator më 2021. Mbrojta bëri mbrojtjen e saj më 22 mars 2022. Tetë viktima morën pjesë në proces dhe të gjithë ishin nën masa mbrojtëse. Në lidhje me dëshmitarë e prokurorit të specializuar, trupi gjykues vlerësoi se të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve ishin të besueshme dhe të mbështetura”, tha gjyqtarja.

Sipas saj, të ndaluarit në Zllash u mbajtën në kushte të mjerueshme nga BIA (një strukturë ushtarake e UÇK-së).

Salih Mustafa ishte arrestuar në shtator të vitit 2020, duke qenë i pari i ftuar nga Gjykata Speciale.

/Shqip.com