Lajme

OVL paralajmëron protestë

Protesta e OVL-UÇK-së
Protesta e OVL-UÇK-së

Faton Klinaku ka paralajmëruar protesta në rast se në Kuvendin e Kosovës del për lexim projektligji që i anashkalon veteranët nga paga minimale.

Kjo pasi që gjatë një diskutimi me qytetarët e Gjakovës gjatë prezantimit të buxhetit të Qeverisë për vitin 2023, Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve Hekuran Muati ka thënë se ligjin e ri për veteranët do të ketë një trajtim të dinjitetshëm.

“Mirë që diskutohet buxheti me qytetarë, por edhe më e mirë do të ishte që të mos bllokoheshin nga Qeveria projektet e komunave të Kosovës (pra të mos bllokoheshin qytetarët). Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dal në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se neve do të jemi në protesta në oborr të Kuvendit”, ka shkruar Klinaku.

Lexo edhe:
Murati: Me ligjin e ri për veteranët do të ketë një trajtim të dinjitetshëm

Më tutje Murati ka treguar se si qeveri kanë bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare.

Mirëpo edhe më këtë nuk po pajtohet Klinaku.

Sipas Klinakut, sa i përket asaj se si qeveri paskan bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare, absolutisht nuk është e vërtetë.

“Sa i përket çfarëdo ligji të ri për veteranët, apo amendamentim të ligjeve aktuale në fuqi, këtë gjë e kemi thënë se kur dhe si mund të bëhet kjo, në shkresën tonë drejtuar qeverisë, prandaj po e publikojë edhe një herë shkresën që të mos manipulohet publiku”, ka shkruar Klinaku.

Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht, ka thënë në fund Klinaku.

/Shqip.com