Kledi habit me fjalët për Beatrix Ramosaj

Pasi u zgjedh si banori i preferuar nga banorët e tjerë në Big Brother, Kledi kishte mundësinë që të hante një darkë të mirë me një nga banorët.
E ai për këtë darkë zgjodhi këngëtaren, Beatrix Ramosaj.
Ata gjatë takimit u dukën shumë të lumtur, e me të vërtetë po kënaqeshin nën shoqërinë e njëri tjetër.
Pasi përfunduan takimin, Kledi bisedoi me Donaldin dhe DJ PM për të.
“E pëlqej, dua ta njoh më shumë”, janë fjalët e Kledit për banoren.

Por, pas kësaj fansat mbetën të revoltuar me fjalët e tij, pasi që Kledi është i lidhur jashtë shtëpisë, e shpreh pëlqim për Beatrix Ramosaj.
Që Kledi është i lidhur, ka treguar edhe e dashura e ti gjermane.
Ajo ka thënë që Kleidi është shumë i dashur dhe ka respekt të madh për atë.
“Big Brother është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur.”-tha ajo./SHQIP.com