Rozë

Zbulohet e dashura e banorit të Big Brother, vajza gjermane flet për herë të parë

Big Brother VIP

Big Brother ka arritur që të shndërrohet në spektaklin më të komentuar nga publiku, e gjithë kjo pasi që banorët banorët Brenda janë personazhe të njohura edhe më parë.

Kledi Hysa është nga banorët më të preferuar brenda shtëpisë së Big Brother jo vetëm nga publiku por edhe vet banorët.

Modeli nuk ka folur për jetën private madje edhe kur është pyetur nuk ka dashur të komentojë.

Emisioni “Shqipëria live” ka zbuluar të dashurën e tij gjermane, Haula me të cilën Kledi bashkëjeton dhe kanë realizuar një lidhje live.

Ajo ka thënë që Kleidi është shumë i dashur dhe ka respekt të madh për atë.

“Big Brother është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur.”-tha ajo.

Ajo u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe kur ai u përgjigj ‘No Comment’ për statusin e tij nëse është single apo në lidhje ajo tha:

“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi. Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”.

Në anën tjetër, deri me tani Kledi nuk ka shfaqur ndonjë afrimitet me vajzat brenda./SHQIP.com