Sport Ndërkombëtar

Klauzola e Kundes te Barcelona do të jetë një miliard euro

Barcelona ka rënë dakord të nënshkruajë qendërmbrojtësin francez, Jules Kounde nga Sevilla në një kontratë pesëvjeçare që përfshin një klauzolë blerjeje prej 1 miliard euro.

Kounde, i cili ka 11 paraqitje për Francën, do të bashkohet për një tarifë transferimi të raportuar prej 50 milionë euro.

23-vjeçari bëri 133 paraqitje për Sevillan dhe fitoi Europa League në sezonin e tij të parë pasi u bashkua nga Bordeaux në 2019.

Kounde, i kërkuar edhe nga Chelsea, është nënshkrimi i pestë i Barcelonës gjatë verës.

Ardhja e mbrojtësit në Camp Nou pason nënshkrimin e klubit katalanas me sulmuesin polak Robert Lewandowski nga Bayern Munich dhe ardhjen e anësorit brazilian Raphinha nga Leeds.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Franck Kessie dhe mbrojtësi i Danimarkës, Andreas Christensen, gjithashtu iu bashkuan skuadrës së menaxherit Xavi në transferime të lira nga AC Milan dhe Chelsea respektivisht, ndërsa anësori francez Ousmane Dembele nënshkroi një zgjatje të kontratës.

Kounde do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Barcelonës të hënën./Shqip.com