Sport Shqiptar

Kjo është data kur do të garojë Egzon Shala në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Egzon Shala

Egzon Shala është sportisti i fundi kosovar që do të garojë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.

Mundësi kosovar do të përballet me algjerianin, Djahid Berrahal, në raundin e parë të kategorisë -125 kilogram.

Shala garën e tij do ta fillojë mëngjesin e së enjtes në orën 4:42 sipas orës sonë lokale.

Nga 11 sportistë sa përfaqësuan Kosovën në Lojërat Olimpike të Tokyos, vendi ynë ka arritur t’i sigurojë dy medalje të arta.

Të dy medaljet e arta i siguruan Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në xhudo në kategoritë -48 dhe -57 kg./Shqip.com