Art Jetese

Kjo ditë mund t’ju ndryshojë tërësisht jetën, tre shenjat që do të takojnë dashurinë e vërtetë

Ilustrim

Gjatë kësaj jave, më saktë më 16 prill, do të ndodhë një fenomen i pazakontë astrologjik, e ashtuquajtura hëna e plotë rozë. Do të jetë në shenjën e Peshores dhe do të ketë një ndikim të madh në marrëdhëniet e dashurisë.

Ata që tashmë kanë një partner do të kalojnë një periudhë të mirë ndërsa ata që janë vetëm do të kenë një shans të madh për të takuar shpirtin e tyre binjak. Zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do të kenë mundësinë të njihen me personin e zemrës.

Peshorja

Duke qenë se hëna e plotë është në shenjën tuaj, kjo është koha ideale për ju. Gjërat në jetën tuaj po vijnë ngadalë në vend. Ka shumë mundësi që në jetën tuaj të hyjë një shpirt binjak, një person të cilit do të mund t’i zbuloni të gjitha sekretet më të mëdha pa frikë. Nën shoqërinë e personit të zemrës, do të ndiheni sikur mund të bëni gjithçka, të përballeni me të gjitha problemet dhe fatkeqësitë.

Akrepi

Këtë javë Universi ju sjell një surprizë të këndshme. Do të kuptoni se një nga njerëzit rreth jush është shpirti juaj binjak. Nuk do të jetë aq e dukshme, por do të keni një ndjenjë të mirë për atë person, do të pushtoheni nga lumturia e pazakontë. Gjatë një Hëne të plotë në Peshore, ju dhe ky person do të eksploroni një anë të re të marrëdhënies tuaj tashmë të krijuar. Argëtohuni.

Shigjetari

Sa herë që ka tranzite, jeni të parët në radhë për të përfituar nga të gjitha përfitimet që sjell pozicioni i planetit. Gjatë Hënës së plotë në Peshore, do të ndiheni të paqartë – dëshironi shoqëri, por jo të humbni kohë me njerëz që nuk ju kuptojnë. Për fat të mirë, një hënë e plotë rozë do t’ju çojë drejt personit të duhur. Ky person është shpirti juaj binjak. Ti e kupton pa fjalë. Në të keni gjithçka që ju nevojitet./SHQIP.com