Lajme

Kryetarja e Durrësit flet pas intervistimit në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orës marrje në pyetje nga prokurorët.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Sako u shpreh se kjo nuk ka lidhje me veprimtarinë e saj në si kryebashkiake e Durrësi, duke refuzuar të tregojë arsyen e vërtetë, pasi sipas saj i është kërkuar ta ruaj si sekret hetimor.

“Dhashë disa shpjegime. Dua të sqaroj që nuk ka lidhje me veprimtarinë time në Bashkinë e Durrësit”, është shprehur Sako.

E pyetur nëse është pyetur për Inceneratorin e Tiranës, ajo e ka mohuar një gjë të tillë.

/Shqip.com