Teknologji

Kinezët krijojnë ekranin e palosshëm për të rivalizuar Samsung-un

Tri kompanitë gjigante të teknologjisë kineze, Huawei, ZTE dhe BOE, po bashkohen për të krijuar ekranin OLED më të mirë të palosshëm me një kamerë nën ekran.

Telefoni i parë që mund të përfitojë nga teknologjia e fundit e ekranit, është smartfoni i ardhshëm i palosshëm Mate X4 i Huawei.

Por, kjo pajisje nuk do të jetë e para në tregun global pasi që Samsung veçse e ka sjellë këtë teknologji në modelin Galaxy Fold4, ani se ka pasur raportime për disa telashe.

Kamera e përparme, e cila ndryshe njihet si ‘selfie’, është e fshehur mirë, por mungojnë informacione rreth kapaciteti të saj.

Paneli i ri OLED i ashtuquajtur “Q8”, thuhet se do të zgjidhë përfundimisht çështjet e cilësisë së kamerës, kryesisht falë ekspertizës së ZTE në këtë fushë dhe traditës së BOE në prodhimin e ekraneve.

Ekrani i ri thuhet se ka një rezolucion 2480 x 1116 px dhe përdor zbehje me frekuencë të lartë 1,440 Hz PWM.

/Shqip.com