Lajme Botë

Kina: Testi me raketë anti-balistike pati sukses

Foto: Ministria e Mbrojtjes e Kinës

Kina kreu me sukses një test raketë anti-balistike të dielën mbrëma, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.

Ishte një raketë me bazë tokësore e testuar brenda kufijve të Kinës, tha ministria në një deklaratë të shkurtër, duke shtuar se testi ishte i natyrës mbrojtëse dhe nuk ishte në shënjestër kundër asnjë vendi, raporton CNN.

Sistemet e raketave anti-balistike kanë për qëllim të mbrojnë një vend nga sulmet e mundshme duke përdorur predha për të kapur raketat në veprim, duke përfshirë raketat balistike ndërkontinentale (ICBM).

Wei Fenghe, Ministër kinez i Mbrojtjes

Kjo shënon testin e gjashtë të njohur të Kinës të një rakete anti-balistike me bazë tokësore, sipas tabloidit shtetëror Global Times.

Testi vjen mes tensioneve në rritje në rajon, me një valë të fundit testesh raketore nga Koreja e Veriut, duke përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër dhe një ICBM të supozuar.

Para të dielës, Kina ka nisur për herë të fundit një test rakete anti-balistike në shkurt 2021, sipas mediave shtetërore.

Vendi ka kryer teste të tilla që nga viti 2010, zakonisht duke i mbajtur ato çdo disa vjet. /Shqip.com