Lajme Botë

Kina dhe Rusia nesër nisin stërvitjet e përbashkëta

Kina dhe Rusia këtë të mërkure do të fillojnë stërvitjet e përbashkëta një javore në detin lindor të Kinës.

Kjo është bërë e ditur edhe nga autoritetet e Rusisë.

“Pjesa aktive e stërvitjes do të përfshijë gjuajtje të përbashkëta me raketa dhe artileri kundër objektivave ajrore, gjuajtje artilerie kundër objektivave detare dhe praktikimin e veprimeve të përbashkëta anti-nëndetëse me përdorim praktik të armëve,” thoshte deklarata ruse.

Stërvitjet, të quajtura Bashkëpunimi Detar 2022, do të paraqesin flagshipin e Flotës Së Paqësorit të Rusisë – kryqëzorin e raketave Varyag – një fregatë dhe dy korveta.

Krahas kësaj, Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës do të dërgojë dy shkatërrues, dy anije patrullimi, një anije furnizimi me shumë përdorime dhe një nëndetëse diesel, raporton CNN.

Gjithashtu, avionët kinezë do të marrin pjesë në këtë stërvitje.

“Qëllimi kryesor i stërvitjes është të forcojë bashkëpunimin detar midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azi-Paqësorit”, thuhet në deklaratë.

Ushtria kineze ende nuk ka komentuar mbi deklaratën nga Moska.

Kina ka refuzuar deri tani të dënojë haptazi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, ndërsa rrit ndihmën ekonomike ndaj fqinjit të saj, duke rritur tregtinë dypalëshe në nivele rekord në një përfitim për biznesin rus mes sanksioneve perëndimore.

Njoftimi rus vjen më pak se një javë pasi Japonia njoftoi se po rrit buxhetin e saj të mbrojtjes dhe do të marrë armë me rreze të gjatë, duke përmendur kërcënimet në rritje ndaj mjedisit të sigurisë së Japonisë.

Kina dhe Rusia janë midis këtyre kërcënimeve dhe stërvitjet e ardhshme janë shenja e fundit e rritjes së bashkëpunimit kinez-rus rreth Japonisë.

Në qershor, Tokio tha se gjurmoi tetë luftanije ruse dhe kineze pranë ujërave të saj brenda një jave.

Analistët vunë në dukje atë kohë se veprimtaria ushtarake kineze dhe ruse është një shqetësim për Japoninë.

/Shqip.com