Sport Ndërkombëtar

Kimmich pranon se e ka menduar largimin nga Bayern

Mesfushori defanziv do të ishte i hapur për një aventurë të re jashtë Gjermanisë.

Aktualisht, ai është pjesë e kampionit në fuqi të Bundesligës, me të cilët ka rreth 300 paraqitje në të gjitha garat, prej se iu bashkua atyre nga RB Leipzig.

Kimmich pohoi se është i tunduar nga mendimi për të luajtur jashtë shtetit të tij, në një intervistë për ‘So Foot’.

Joshua Kimmich me trofeun e Ligës së Kampionëve, 2020

“Kjo do të ishte një sfidë interesante. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh, do të shohim,” ishte shprehur ai.

“Unë kam një trajner shumë të mirë që është një avokat i futbollit tërheqës. Unë argëtohem shumë këtu, por diku në kokën time ka gjithmonë këtë sfidë profesionale dhe personale që një ditë të arrijë horizonte të reja për të zbuluar”, kishte thënë lojtari.

Tani 27 vjeçar, futbollisti ishte vetëm pak ditë larg të mbushurit të 20-ave kur mbërriti për herë të parë në Bayern, pasi kishte impresionuar në ligat e ulëta me Leipzig-un përpara kërcimit të tyre në elitë.

Joshua Kimmich, RB Leipzig

Pavarësisht moshës së tij dhe rritjes së cilësisë, mesfushori u vendos shpejt si një aset i skuadrës së parë gjatë sezonit të tij debutues, qoftë në mesfushë apo si një mbrojtës i krahëve.

Kimmich është gjithashtu një lojtar i rregullt për Gjermaninë, duke arritur 66 paraqitje dhe katër gola për kombin që nga debutimi i tij në vitin 2016.

Joshua Kimmich, Kombëtarja e Gjermanisë

Përndryshe, kontrata e tij me gjigantin bavarez përfundon në qershorin e vitit 2025, teksa vlera e tij në treg arrin në 80 milionë euro. /Shqip.com