Kica-Xhelili ulet afër Abdixhikut, përshëndet deputetët e VV-së

Deputetja më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili në fillimin e sesionit vjeshtor, ka zënë vend në ulëset e partisë opozitare.
Dikur ajo ulej në ulëset me më së shumti deputetë kurse sot iu bashkëngjit deputetëve të LDK-së.
Ajo u ul në rendin e parë, afër kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Megjithëse nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, LVV, nga radhët e Listës Guxo Kica-Xhelili i përshëndeti me dorë kolegët e saj.

Theksojmë se Kica-Xhelili ishte pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Listës Guxo.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit ajo ka marrë gjithsej 10.604 vota, duke siguruar ulëse në Kuvend.
Përgjatë kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, Doarsa ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, si dhe anëtare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër-Korrupsionit.
Në një intervistë për Rubikon, Kica-Xhelili është shprehur se shkuarja në LDK, ka ndodhur për arsyet se në kjo parti ka pësuar reforma.
Deputetja kishte thënë se dorëheqjen e saj e ka paraqitur me datën 5 gusht./Shqip.com