Lajme

Kica-Xhelili: Sot jam në LDK, sepse LDK ka pësuar reforma

Doarsa Kica-Xhelili nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo u largua nga Lista Guxo ku edhe morri mandatin si deputet e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në Kosovë.

Në një intervistë për Rubikon, Kica-Xhelili është shprehur se shkuarja në LDK, ka ndodhur për arsyet se në LDK-ja ka pësuar reforma.

Lexo edhe:
Konfirmohet kalimi i Doarsa Kicës në LDK/Abdixhiku: Ardhja e saj për ne është vlerë

”Unë sot jam në LDK është sepse LDK-ja ka pësuar reforma”, u shpreh ajo.

Ajo po ashtu është shprehur se dorëheqjen e saj e ka paraqitur me datën 5 gusht.

“Dorëheqjen me shkrim e kam bërë më 5 gusht. Mirëpo ka qenë esenciale, Aktualiteti ndryshon, ndryshon rrjedhja, rrethanat dhe kontesti. Unë kam hyrë në Guxo, Listën Vjosa në janar të vitit 2021 që kam çka të jap në politikën kosovare. Kam pasur bindjen absolute kishte çfarë të ofronte shtesë ajo u zgjodh presidente, e kemi ditur që lista Vjosa s’do të ishte e njëjtë pa presidenten Osmani”, tha ajo.

Doarsa Kica-Xhelili-Vjosa Osmani- Faton Peci

Më tutje Kica-Xhelili ka shtuar se e ka gjetur vetën në disa raste duke dëgjuar se si Guxo është LDK.

“E kam gjetur veten në takime kur është përmendur se si Guxo është LDK-ja. Kemi pasur kuvende zgjedhore që ka pasur kësi elemente të narratives. Unë s’kam qenë pjesë e strukturave të LDK-së. Çfarë ka ndodhur në shkurt të 2021-s ka qenë një momentum që nuk përsëritet, por është subjective”, ka shtuar anëtarja më e re e LDK-së.

Kica-Xhelili  ishte pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Listës Guxo. Në zgjedhjet e 14 shkurtit ajo ka marrë gjithsej 10.604 vota, duke siguruar ulëse në Kuvend./Shqip.com