Lajme

Kica-Xhelili: E pakuptimtë sesi me kaq qetësi po trajtohen kritikat e SHBA-së ndaj Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Qetësia me të cilën Qeveria po i pranon kritikat nga SHBA është e pakuptimtë.

Ajo ka thënë se letrat qortuese janë pa efekt në krahasim me raportin me aleatët kyç.

“Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departmenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to. Kur Blinken përmendi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, ky togfjalësh përmendej gati në çdo fjalim politik, gati në tentativë të legjitimimit të miqësisë.

Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kosto? Në këmbim të kujt? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyç?”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka përmendur faktin që 25 kompani amerikane kanë shkuar në zyre të Vuçiqit dje gjatë ditës.

“Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiq. Ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona? “.

Lexo edhe:
Policia e Kosovës shqipton masën e parë qortuese për targat ilegale

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar sërish shtyrje të plotë të afatit për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale dhe jo shtyrje të pjesshme.

Të njëjtën linjë me ShBA-të ka qëndruar edhe Bashkimi Evropian. Ata konsiderojnë që kërkesa e Kosovës për ndërrimin e targave ilegale është legjitime por kjo duhet të bëhet brenda një periudhe 12 mujore kështu, duke e cilësuar në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

/Shqip.com