Lajme

Policia e Kosovës shqipton masën e parë qortuese për targat ilegale

Vetura e policisë në veri

Policia e Kosovës ka dhënë paralajmërimin e parë për riregjistrim të automjeteve në “RKS” në vendkalimin administrativ Jarinje pak minuta pas përfundimit të afatit dhe hyrjes në fuqi të fazës së parë të vendimit për riregjistrim.

Siç raporton Kosovaonline, një veturë e regjistruar me targa “KM”, e cila drejtohej nga një femër i është dhënë vërejtje.

Ajo deklaroi se nuk ka pasur shqetësime në vendkalimin administrativ dhe se punonjësit e policisë i kanë dorëzuar një fletë me udhëzime për riregjistrim.

Më tutje qytetarja e dënuar është shprehur se përkundër qortimit ajo nuk nuk e ka ndërmend të regjistrojë targat në RKS.

Masa qortuese

1 nëntori shënon ditën kur fillon qortimi nga Policia e Kosovës për pronarët e automjeteve me targa ilegale.

Kjo masë do të vazhdojë deri me 21 nëntor që pastaj të fillohet me shqiptimin e gjobave.

Dje, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces ndërsa kanë prezantuar edhe fletëqortimin.

Vlen të theksohet se masa e gjobitjes e paraparë pas asaj të qortimit do të vlejë deri me 21 janar.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se pas 21 janarit do të bëhen targa testuese dhe regjistrimi i automjeteve me targa RKS do të jetë më i lehtë deri me 31 mars – Pas kësaj date mund të bëhet regjistrimi por pa lehtësime.

Kurse, 21 prilli shënon datën përfundimtare kur që lejon qarkullimin e targave ilegale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Lexo edhe:
Ka filluar masa e qortimit për targat ilegale

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar sërish shtyrje të plotë të afatit për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale dhe jo shtyrje të pjesshme.

Të njëjtën linjë me ShBA-të ka qëndruar edhe Bashkimi Evropian. Ata konsiderojnë që kërkesa e Kosovës për ndërrimin e targave ilegale është legjitime por kjo duhet të bëhet brenda një periudhe 12 mujore kështu, duke e cilësuar në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kundër ndryshimit të targave ilegale në Kosovë, qëndron edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç.

/Shqip.com