Rozë

Kiara Tito i kundërpërgjigjet ndjekëses pas një komenti në Instagram

Prezantuesja e njohur, Kiara Tito, është shfaqur në revistën “Global Woman”.

Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.

Ndërsa këtë e ndau me ndjekësit në Instagram, ku mori komente jo te mira dhe kritika.

“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.

Ndërsa, Kiara i është kundërpërgjigjur.

“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, i tha Kiara asaj.

/Shqip.com