Rozë Ndërkombëtar

Khloe Kardashian prezanton djalin e saj

Më në fund, fëmija i dytë i Khloe Kardashian u prezantua në publik.

Ylli i reality show “Keeping up with the Kardashians” sapo u bë nënë për herë të dytë, kësaj radhe me anën e një nëne surrogate.

E babai i këtij fëmije është Tristan Thompson, edhe pas skandalit të tradhëtisë në kohën e fundit.

Më 13 korrik u publikua lajmi se çifti Khloe dhe Tristan ishte në pritje të një bebeje, shtatë muaj pas ndarjes së tyre të fundit.

Burime të “Page Six” treguan se Khloe ka vendosur që Tristan nuk është “i duhuri” për të, dhe burime të tjera thonë se ata kanë komunikim vetëm për fëmijët e tyre. /SHQIP.com