Lajme

KGjK obligohet t’ia paguaj mbi 100 mijë euro paditësit pasi u privua padrejtësisht nga liria rreth 3 vite e tre muaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të detyrohet të paguajë një shumë mbi 100 mijë eurove.

Kjo pasi, Gjykata Themelore në Gjilan, pjesërisht e ka aprovuar kërkesëpadinë e G.L., duke e detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) që atij t’ia paguajë shumën prej 103 mijë e 900 euro në emër të dëmit material dhe jomaterial.

Ai ishte privuar nga liria pa të drejtë nga 13 shkurti i vitit 2013 deri më 31 maj 2016, gjëgjësisht 1 mijë e 204 ditë kishte klauar në paraburgim dhe dënimit të paarsyeshëm se ka kryer veprën penale të terrorizmit dhe pjesmarrje në një grup terrorist, raporton Betimi për Drejtësi.

Po ashtu, KGjK është detyruar që paditësit G.L. t’ia paguajë edhe shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 2 mijë e 348 euro e 80 centë.

Në arsyetim bëhet e ditur se paditësi G.L., lidhur me veprat penale të terrorizmit  dhe pjesëmarrje në një grup terrorist, fillimisht nga shkalla e parë dhe e dytë ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim efektiv./Shqip.com