KGJK-ja sot konferencë për media, diskutohet çështja e vettingut

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10:30 do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
KGJK-ja ka bërë të ditur se kjo konferencë do të mbahet lidhur me deklaratat e kryeministrit Kurti dhe të ministres së Drejtësisë për punën e sistemit gjyqësor.
“Ftojmë mediat që të ndjekin konferencën ku edhe mund të parashtrojnë pyetje për çështjet e ndërlidhura me efikasitetin dhe qëndrimet zyrtare të Këshillit për vettingun.”, thuhet në njoftim.
Të dielën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale.
Lidhur me këtë deklaratë kishte reaguar Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit.
Këta të fundit I kishin cilësuar si deklarata të pamatura, të paverifikuara dhe deklarimi të pasaktë të raporteve zyrtare dhe të të dhënave statistikore në raport me sistemit prokurorial./Shqip.com