Sport Shqiptar

KF Tirana e shet Ismajlgecin në Bosnje për këtë shifër të parave

Marsel Ismajlgeci nuk është më lojtari i Tiranës.

“SuperSport” mëson se kapiteni është larguar nga ekipi dhe do të transferohet në Bosnja dhe Hercegovina te  ekipi i Zrinjski Mostar, skuadër me të cilën Tirana u përball në eliminatoret e Europa Conference League.  Nga ky transferim, Tirana do të përfitoj 150 mijë euro.

Ismajlgeci është largimi i dytë i rëndësishëm nga kampionët e Shqipërisë pas Redon Xhixhës, i cili do të vijojë karrierën në Azerbajxhan te Qarabag.

22-vjecari është produkt i akademisë së Tiranës dhe që prej sezonit 2020/2021 ka qenë titullar i padiskutueshëm për bardheblutë, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e titullit kampion.

Edhe këtë sezon Ismajlgeci ka luajtur 16 sfida dhe largohet duke e lënë Tiranën në vendin e parë të renditjes me një pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Partizani.

Tirana është mjaft aktive në merkato, teksa ka zyrtarizuar afrimin e Regi Lushkjes dhe Kristal Abazajt.

Ndërkohë  nga ekipi është larguar Sherif Kallaku dhe pritet vetëm zyrtarizimi i Redon Xhixhës dhe Marsel Ismajlgecit si largimet e radhës nga “bardheblutë”.

/Shqip.com