Sport Ndërkombëtar

Kevin Durant bind NBA-në të legalizojë marihuanën   

NBA ka marrë një vendim, duke hequr marihuhanën nga lista e substancave të ndaluara, duke lejuar përdorimin e saj nga basketbollistët. Vendimi i marrë që në prill hyri në fuqi nga korriku i këtij viti. Kështu, nuk do të ketë më gjoba, kontrolle apo dënime për lojtarët që përdorin marihuhanë.

Ai që bindi komisionerin Adam Silver të marrë këtë vendim ishte basketbollisti Kevin Durant.

Papritur, ai u kthye në një avokat mbrojtës të të gjithë atyre që përdorin marihuanë, duke mbrojtur këtë kauzë. Sipas tij, është më mirë që të miratohet përdorimi i saj, pasi të gjithë e tymosin atë.

Në një intervistë për CNBC, Durant sqaroi: “Nuk jam pionier i kësaj çështje apo i përdorimit të marihuanës. Thjesht më pëlqen si bimë. Kaq! Çfarë i thashë Silver për ta bindur? Kur u takuam, e nuhati që kisha pirë dhe nuk e mohova. I thashë që në NBA të gjithë e pinë, kjo është e vërteta. Është si të pish verë”.

Dikur, kur një lojtar kapej me marihuhanë, herën e parë ishte i detyruar të niste një terapi për ta lënë atë. Herën e dytë gjobitej me 25 mijë dollarë, ndërsa rasti i tretë ishte pezullim me pesë ndeshje. Në fakt, kontrollet ndaj marihuanës ishin zhdukur nga viti 2021.
“Në botë dhe Amerikë gjërat kanë ndryshuar, nuk ka efekt negativ për atë që e pi”, tha Durant.

/Shqip.com